top of page

I mbijetoi aksidentit të rëndë, Ervin Petraq Baku thyen heshtjen pas 5 ditësh: Ja çfarë shkruan

44 minutes ago
2 min read

Ervin Petraq Baku ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, pesë ditë pas aksidentit të rëndë automobilistik që pësoi, ku u godit nga një autobus me targa maqedonase.

Në mesazhin e tij, Baku tregon se ngjarja ka qenë tepër tronditëse dhe se vetëm pak centimetra e ndanë jetën nga vdekja. Ai falënderon të gjithë miqtë, kolegët, bashkëqytetarët dhe personat e tjerë që i kanë qëndruar pranë gjatë këtyre ditëve të vështira, përmes telefonatave dhe mesazheve mbështetëse.

Ai shpreh gjithashtu mirënjohjen për stafin mjekësor të Spitalit Ushtarak, për kujdesin e treguar.


Më poshtë, reagimi i plotë i Ervin Petraq Bakut:

Të dashur kolegë, shokë, miq, bashkëqytetarë dhe të gjithë ata që më keni shkruar, telefonuar dhe qëndruar pranë këto ditë,

Sot, 5 ditë pas asaj ngjarjeje që do ta mbaj mend gjatë gjithë jetës sime, ndiej se ju detyrohem disa fjalë.


Pësova një aksident të rëndë automobilistik, ku u godita nga një autobus me targa maqedonase. Ishin vetëm pak centimetra që ndanë jetën nga vdekja. Lavdi Zotit, falë mbrojtjes së Tij hyjnore, sot jam këtu për t'ju shkruar këto fjalë.


Tronditja ka qenë dhe vazhdon të jetë e madhe. Janë momente që të bëjnë të reflektosh thellë mbi jetën, mbi brishtësinë e saj dhe mbi vlerën e jashtëzakonshme të çdo dite.

Por, në këto pesë ditë, krahas tronditjes, kam përjetuar edhe diçka jashtëzakonisht të mirë dhe bukur: Një uragan të madh solidariteti, dashurie dhe mbështetjeje.


Dua të falënderoj nga zemra qindra e qindra njerëz që më kanë telefonuar, më kanë shkruar dhe më kanë shprehur shqetësimin e dashamirësinë e tyre. Çdo mesazh, çdo telefonatë dhe çdo fjalë e mirë ka qenë një inkurajim dhe mbështetje e madhe për mua!

Ndoshta nuk do të arrij t'i përgjigjem secilit personalisht, por duhet dhe dua ta dini se mirënjohjen time e keni të gjithën.


Ju falënderoj përzemërsisht!

Falënderoj gjithashtu stafin mjekësor të Spitalit Ushtarak për kujdesin e tyre maksimal!

Jeta është e çmuar. Shoqëria, miqësia, solidariteti dhe njerzillëku janë vlera që marrin kuptimin e tyre të vërtetë pikërisht në momente të tillë.

Faleminderit që ishit pranë meje!

Me mirënjohje të thellë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page