Ambasadori amerikan shkon sërish në SPAK, këtë herë takohet me dy drejtuesit e drejtësisë
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt, ka zhvilluar këtë të martë një takim me kreun e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Klodian Braho.
Burime bëjnë me dije se diplomati amerikan është takuar gjithashtu edhe me drejtuesin e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), Joni Keta.
Kjo nuk është hera e parë që ambasadori Wendt viziton ambientet e Strukturës së Posaçme. Edhe më 10 tetor, ai zhvilloi një vizitë në SPAK, ndërsa më 6 tetor ishte takuar me dy drejtues të institucioneve të drejtësisë në vend.
Në atë kohë, Ambasada Amerikane theksoi se lufta kundër krimit transnacional, trafikut të drogës dhe migracionit të paligjshëm përbën një nga prioritetet kryesore të Presidentit amerikan Donald Trump.
Deri më tani nuk janë bërë publike detaje të tjera mbi temat e diskutuara gjatë takimeve të fundit mes ambasadorit amerikan dhe drejtuesve të institucioneve të drejtësisë.
“KORÇA BOOM”
















