top of page

SPAK kërkon dënimin e ish-deputetit të njohur, zbulohet çfarë pritet të ndodhë me të

3 minutes ago
1 min read

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar dënimin me 1 vit e 6 muaj burg për ish-deputetin Asllan Dogjani, i akuzuar për refuzim të deklarimit, mosdeklarim, fshehje ose deklarim të rremë të pasurisë.


Në konkluzionet përfundimtare të paraqitura në gjykatë, prokurorja Manjola Kajana ka kërkuar që Dogjani të shpallet fajtor për shkeljen e detyrimit ligjor për deklarimin e pasurive dhe interesave privatë, detyrim që zbatohet për personat e zgjedhur dhe nëpunësit publikë.

Megjithatë, SPAK ka kërkuar që dënimi prej 1 viti e 6 muaj burg të konvertohet në 3 vite shërbim prove. Në këtë mënyrë, nëse kërkesa pranohet nga gjykata, ish-deputeti nuk do ta vuajë dënimin në qeli.


Seanca gjyqësore është shtyrë për datën 9 dhjetor. Pas paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare nga mbrojtja, gjyqtari Bib Ndreca pritet të shpallë vendimin për çështjen.

Ish-deputeti Asllan Dogjani u kallëzua nga biznesmeni Ilirjan Çela për çështjen e blerjes së një apartamenti me vlerë 134 mijë euro, në vitin 2006.


Sipas kallëzimit, Dogjani e kishte blerë apartamentin duke paguar vlerën përkatëse dhe jo duke e përfituar atë në këmbim të shërbimeve të konsulencës juridike që, sipas deklarimeve të vetë ish-ligjvënësit, i kishte ofruar ndërtuesit.


Tashmë pritet që gjykata të shqyrtojë pretendimet e palëve dhe të japë vendimin përfundimtar lidhur me akuzën ndaj ish-deputetit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page