top of page

Eliminimi nga Botërori, Ancelotti tregon pse Vinicius nuk e gjuajti penalltinë për Brazilin

  • 1 day ago
  • 1 min read

Pas eliminimit të dhimbshëm dhe polemikave mbi ekzekutuesit e penalltive, trajneri Carlo Ancelotti ka sqaruar arsyet pse ylli Vinicius Jr nuk ishte ai që mori përsipër goditjen vendimtare.


Sipas Ancelottit, vendimi nuk ishte i rastësishëm, por i bazuar në analiza të detajuara statistikore.


“Ne bëmë disa statistika dhe më i miri ishte Raphinha,” deklaroi tekniku.


Ai më tej shpjegoi hierarkinë e lojtarëve që ishin në dispozicion për të gjuajtur.


“Nga lojtarët në dispozicion, më i miri ishte Neymar, pastaj Igor Thiago, më pas Bruno Guimarães dhe së fundi Martinelli.”


Pavarësisht kësaj liste, Ancelotti pranoi se zgjedhja përfundimtare në momentin e ndeshjes u diktua nga gjendja e lojtarëve në fushë. “Ne zgjodhëm Brunon sepse menduam se ai ishte më i miri në fushë në atë moment,” përfundoi ai.


Kjo deklaratë hedh dritë mbi strategjinë e stafit teknik përballë situatave të tensionuara nga pika e bardhë, duke treguar se për Ancelottin, statistikat dhe gjendja aktuale e lojtarëve mbeten kriteret kryesore të përzgjedhjes.

“KORÇA BOOM”


bottom of page