top of page

Elisa Myrtollari dhe Julian Vila nderojnë Shqipërinë në Lojërat Botërore Universitare

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 16
  • 1 min read

Updated: Jul 17

Krenarë për studentët tanë atletë Elisa Myrtollari dhe Julian Vila, të cilët sot në mbrëmje valvitën Flamurin Shqiptar në Ceremoninë Zyrtare të Hapjes së Edicionit Veror të Lojërave Botërore Universitare, FISU 2025 që këtë vit po zhvillohen në Rhine-Ruhr të Gjermanisë.


Urojmë shumë suksese për të dy në këtë sfidë të madhe!


Federata Shqiptare e Sportit Universitar në Ceremoninë Hapëse të Lojërave Botërore Universitare Rhine Ruhr 2025


Sot në Duisburg, Gjermani, u zhvillua ceremonia hapëse e Lojërave Botërore Universitare Rhine Ruhr 2025, një event ndërkombëtar i organizuar në mënyrë profesionale, që bashkon mbi 10 mijë studentë-sportistë nga e gjithë bota në një garë të nivelit të lartë sportiv dhe kulturor.


Ceremonia e hapjes u zhvillua me një organizim të shkëlqyer, duke krijuar një atmosferë festive dhe inspiruese që theksoi rëndësinë e bashkëpunimit, respektit dhe vlerave sportive.

Ekipi shqiptar mori pjesë me krenari në paradën e vendeve, ku flamurin e mbajtën studentët e Universitetit "Fan S. Noli" Korçë Elisa Myrtollari dhe Julian Vila, të dy sportistë në disiplinën e atletikës, duke përfaqësuar Republikën e Shqipërisë  dhe duke treguar përkushtimin e sportistëve tanë.


Në këtë edicion, Shqipëria përfaqësohet në disiplinat e atletikës dhe taekwondo-së , ku sportistët tanë do të konkurrojnë me synimin për rezultate sa më të mira dhe përfaqësim dinjitoz.


I urojmë të gjithë sportistëve suksese të mëdha  dhe që garat t’u ecin sa më mirë, duke përçuar vlerat e sportit dhe frymën e bashkëpunimit ndërkombëtar.

“KORÇA BOOM”


bottom of page