top of page

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e SBASH kundër VKM-së që përcakton pagat sipas nivelit të diplomave

  • Jul 24, 2025
  • 1 min read

Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shqiptar (SBASH) paditi VKM që ulte padrejtësisht pagat e disa mësuesve me diploma para Bolonjës, ata që kishin mbaruar ciklin 4 vjeçar.


Fillimisht këtyre mësuesve u njihej 4 vjeçari dhe si master, por me VKM-ne e nr. 425, datë 26.06.2024 të Këshillit të Ministrave, këtyre mësuesve iu hoq.


Për shkak të ndarjes së barabartë të votave, 4 me 4, në Gjykatë dhe mungesës së shumicës, kërkesa për shpalljen antikushtetuese të VKM-së u hodh poshtë.


SBASH kërkoi shfuqizimin e një pjese të VKM-së, duke argumentuar se vendimi krijon pabarazi dhe diskriminim, pasi sipas tyre ul pagat për një kategori të caktuar arsimtarësh.


Bëhet fjalë për kategoritë 2 dhe 3 të nivelit të diplomave, për të cilat, sipas lidhjes 4 të VKM-së, përcaktohet një shtesë prej 10 mijë dhe 12 mijë lekësh në pagë, bazuar në kualifikim, në dallim nga një kategori më e lartë që përfiton 14 mijë lekë shtesë.


Sipas sindikatës mbi 10.000 mësues që preken nga ky vendim./ Syri Tv


“KORÇA BOOM”


bottom of page