Fqinjët përplasen, 62-vjeçari kërcënon familjen me a*më
- Mar 12
- 1 min read
Një konflikt mes fqinjësh në lagjen nr.4 të Sarandës për një depozitë uji ka përfunduar me kërcënim me armë.
62-vjeçari Shefki Kaçupi hyri në shtëpinë e fqinjës së tij, Sara Veli, me një pistoletë pa leje dhe i kërcënoi ata. Ngjarja ndodhi pas një grindjeje për shfrytëzimin e pjesës së përbashkët të pallatit ku banonin.
Fqinja tjetër ishte ajo që njoftoi policinë për incidentin. Pas kërcënimit, 62-vjeçari u largua nga vendngjarja, por u kap më pas nga policia në rrugën e tretë të qytetit, afër gjykatës.
Policia ka nisur hetimet për këtë rast, ndërsa ngjarja ka tronditur fqinjët dhe komunitetin e lagjes.
"KORCA BOOM"
















