top of page

Auditimi zbulon shkelje të rënda, shkarkohet administratori i universitetit

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Administratori i Universitetit Politeknik të Tiranës, Besmir Ali, është shkarkuar nga detyra pas një auditi të kryer nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, i cili ka evidentuar shkelje të rënda ligjore në veprimtarinë administrative të institucionit.

Sipas raportit përfundimtar të auditimit, i dërguar më 23 dhjetor 2025 nga ministrja e Arsimit dhe Sportit, Mirela Kumbaro, janë konstatuar parregullsi në mënyrën e organizimit të strukturave administrative në universitet.


Auditimi thekson se administratori kishte ndërmarrë hapa për krijimin e një strukture të re administrative, të quajtur “Drejtoria e Shërbimeve ndaj të Tretëve”, në kundërshtim me kuadrin ligjor që rregullon funksionimin e institucioneve të arsimit të lartë në Shqipëri.

Sipas raportit, ngritja e kësaj njësie është bërë pa marrë më parë miratimin e Senatit Akademik të Universitetit Politeknik të Tiranës, i cili sipas ligjit për arsimin e lartë është organi kryesor vendimmarrës për organizimin dhe funksionimin e universitetit.


Auditimi ka arritur në përfundimin se këto veprime përbëjnë shkelje të procedurave ligjore dhe administrative, çka ka çuar në vendimin për shkarkimin e administratorit nga detyra.

"KORCA BOOM"


bottom of page