top of page

Elton Ilirjani: Të ndryshuarit e seksit në SHBA kushton mesatarisht 3 milionë dollarë, i paguan shteti me taksat e taksapaguesve

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 1 day ago
  • 1 min read

Të ndryshuarit e seksit në SHBA kushton mesatarisht 3 milionë dollarë!


I paguan shteti i New York-ut me taksat e taksapaguesve, për të ndryshuar gjininë. Janë programe specifike të cilat ndihmojnë personat. Këtu lind edhe pyetja që kanë konservatorët. Kjo vjen sepse ka 2 faktorë. Është e majta ekstreme, së bashku me, nuk dua të akuzoj askënd, por me interesa të forta financiare.


Transgjinorët, po ta shikoni me vëmendje, “LGBTQIA+”, T-ja është për transgjinorë, dhe janë persona që mund të jenë goca që transformohen pra e ndryshojnë seksin nga femra në meshkuj dhe anasjelltas, nga meshkuj bëhen femra. Pra ndërhyjnë në trupin e tyre fizik duke ndryshuar organin seksual.


Këtu ka lindur një problem i madh midis komunitetit tonë të gjerë “LGBQ+”, kundër konservatorëve, kundër nesh. Komuniteti “LGBT” nuk është se ka ndonjë pakënaqësi me transgjinorët, si koncept, një pjesë e komunitetit tonë ku jam dhe unë, mendoj që është tejkaluar çdo masë, se si i jemi qasur shoqërisë.


Unë mendoj që shoqatat në të gjithë botën kanë dështuar në mënyrë të suksesshme. Kanë dështuar në misionin e tyre të plotë. Po ta vendosnim në vlerë absolute, shoqatat masivisht, kanë dështuar sepse gjithë aktivizmi i 20 viteve të fundit, u shumëzua me 0 në dy vitet e fundit./ Oranews

“KORÇA BOOM”        

ree

bottom of page