top of page

Emergjencë në fluturimin Londër–Tiranë, avioni bën ulje emergjente në Luksemburg

  • 22 hours ago
  • 1 min read

Një situatë emergjente mjekësore bëri që një avion i kompanisë Ryanair, i cili po udhëtonte nga Londra drejt Tiranës, të devijonte itinerarin dhe të kryente një ulje të paplanifikuar në Aeroportin e Luksemburgut mëngjesin e së martës.


Sipas autoriteteve lokale, avioni u ul përkohësisht në Luksemburg rreth orës 08:00, pasi një pasagjer kërkoi ndihmë mjekësore gjatë fluturimit. Në vendngjarje ndërhynë ekipet e Trupës së Zjarrfikësve dhe Shpëtimit të Dukës së Madhe (CGDIS), së bashku me Shërbimin e Urgjencës Mjekësore SAMU.


Fluturimi, i cili ishte parashikuar të mbërrinte në Aeroportin e Tiranës në orën 09:55, vijoi më pas udhëtimin dhe u ul në kryeqytetin shqiptar në orën 11:18, sipas të dhënave të publikuara nga aeroporti i Tiranës./ LAJMI FUNDIT

“KORÇA BOOM”


bottom of page