top of page

Emigrantët kthehen për Pashkë, fluks i madh në doganën e Kapshticës

  • 1 day ago
  • 1 min read

Gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme, pika kufitare e Kapshticës ka regjistruar një shtim të lëvizjeve ndërkufitare, ndërsa emigrantët kthehen nga Greqia për të kaluar festat e Pashkës pranë familjarëve.


Autoritetet shqiptare kanë marrë masa për përballimin e fluksit, duke shtuar numrin e sporteleve në funksion.


Gazetarja e Klan News, Daniela Zisi raporton se aktualisht, në hyrje të territorit shqiptar operojnë 5 sportele, ndërsa në dalje vetëm 1.


Falë kësaj organizimi, pala shqiptare ka arritur të shmangë krijimin e radhëve dhe pritjeve të gjata, edhe pse fluksi më i madh regjistrohet në hyrje.


Situata në palën greke paraqitet ndryshe, ku udhëtarët raportojnë pritje deri në 1 orë e 30 minuta. Autoritetet vijojnë të monitorojnë situatën, duke paralajmëruar se fluksi pritet të rritet edhe në ditët në vijim.

“KORÇA BOOM”


bottom of page