top of page

EMRI/ AMP ndalon nënkomisarin e policisë, ja për çfarë dyshohet

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Një punonjës policie, me detyrë Oficer i Policisë Gjyqësore pranë Komisariatit të Policisë Nr. 3, Tiranë është ndaluar nga AMP.


Agjencia e Mbikëqyrjes Policore sqaron se efektivi i policisë, Admir Elezi është i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.


Ndalimi i tij u bë i mundur pasi para 9 ditësh ka kryer arrestimin në flagrancë të shtetasit H.SH, të cilit gjatë kontrollit teknik iu gjet dhe sekuestrua një shkop metalik i dyshuar si armë e ftohtë.


Gjatë kryerjes së veprimeve proceduriale të administrimit të sendit, punonjësi i policisë nuk ka vepruar në përputhje me procedurat standarde të punës duke ndikuar në tjetërsimin e provave.


Njoftimi i AMP-së:


Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ndaluar me iniciativë punonjësin e policisë N/Komisar A. E., me detyrë Oficer i Policisë Gjyqësore pranë Komisariatit të Policisë Nr. 3, Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” parashikuar nga nenet 248 dhe 301 i Kodit Penal.


Ndalimi i tij u bë i mundur pasi në datën 10.03.2026 ka kryer arrestimin në flagrancë të shtetasit H.SH, të cilit gjatë kontrollit teknik iu gjet dhe sekuestrua një shkop metalik i dyshuar si armë e ftohtë.


Gjatë kryerjes së veprimeve proceduriale të administrimit të sendit, punonjësi i policisë nuk ka vepruar në përputhje me procedurat standarde të punës duke ndikuar në tjetërsimin e provave./ FaxWeb

“KORÇA BOOM”


bottom of page