EMRI/ Motoçikleta përplaset me një automjet, shoferi i motorit nuk i mbijeton plagëve
- Apr 5
- 1 min read
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin Fier–Shegan, ku një motoçikletë është përplasur me një automjet tip Volkswagen Caddy.
Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit po kthehej për në banesë, ndërsa motoçikleta ka tentuar të parakalojë, duke sjellë përplasjen e fortë mes dy mjeteve.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motoçikletës, Klevis Gjoni, ka marrë plagë të rënda dhe ka humbur jetën në spital.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit./ Oranews
"KORÇA BOOM"
















