top of page

Endri Çekiçi transferohet në Algjeri, bashkohet me gjigantin Belouizdad

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 27
  • 1 min read

Vitet e fundit, futbollistët shqiptarë po zgjerojnë kufijtë e karrierës së tyre, duke u aktivizuar në kampionate e kontinente ku më parë nuk kishin shkelur. Sot, radhën për të hapur një kapitull të ri e ka pasur Endri Çekiçi.


Mesfushori 28-vjeçar është prezantuar zyrtarisht si futbollist i klubit Belouizdad, një nga skuadrat më të njohura dhe më të suksesshme të futbollit algjerian. Ky transferim shënon një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e Çekiçit, i cili ka provuar më parë eksperienca në Shqipëri, Slloveni dhe Turqi.


Belouizdad është kampion i shumëfishtë në Algjeri dhe konkurron rregullisht në arenën ndërkombëtare, duke i ofruar Çekiçit një platformë të re për të treguar vlerat e tij.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page