top of page

VOLEJ FEMRA/ POGRADECI e shpartallon 3-0, klubi “Skënderbeu” falenderon vajzat!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 5 hours ago
  • 2 min read

Gjithmonë ndodh që një skuadër të fitojë dhe klubi të dalë në deklaratë për të falenderuar ekipin për fitoren, por që të mundesh dhe të dalësh në deklaratë për të falenderuar ekipin, këtë nuk e kishim parë më parë.


Gjithsesi pak momente më parë Pogradeci për herë të parë në histori mposhti Skënderbeun në volejboll për femra me rezultatin e pastër 3-0, fitore historike që as në ëndërr nuk e kishte parë një skuadër si Pogradeci kur luante ndaj Skënderbeut.


Për Skënderbeun shifrat 3-0 të humbjes janë turpëruese dhe sigurisht që kjo tregon qartë se në Korçë e shkatërruan me dorën e tyre volejbollin e femrave. Në fakt ka javë që te Skënderbeu ka filluar rrokada, teksa u largua trajneri dhe me radhë thuajse të gjtiha lojtaret.


Skënderbeu i titullit kampion u shkërmoq gradualisht dhe Skënderbeu i këtij viti duket se është thjesht me vajza të reja. Bravo ju qoftë vajzave që kanë të ardhmen përpara, por Skënderbeu përse nuk do të luftojë më për titullin kampion, këtë akoma e kësaj dite klubi “Skënderbeu” nuk e ka sqaruar të paktën për tifozët dhe jo për mediat.


Përse ai Skënderbe i madh nuk është më? Këtë le të presim ta mësojmë një ditë, por që Pogradeci fitoi për herë të parë në histori me Skënderbeun dhe të dalësh të falenderosh ekipin, kjo vetëm te ne ndodh:

 

Falenderimi i Klubit shumësportësh Skënderbeu:


Skënderbeu - Pogradeci 0-3

Falënderim i madh për vajzat tona që sot dhanë maksimumin në fushë. Skënderbeu luajti me shpirt gare, të bashkuara dhe pa u dorëzuar deri në fund. Ky ishte një hap tjetër në rrugën tonë, me shumë energji dhe vendosmëri për të ardhmen. Ne jemi krenarë për secilën prej jush.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page