Familjarët nuk e gjenin prej dy ditësh, i moshuari zbulohet i pajetë në banesë
- 1 day ago
- 1 min read
Një i moshuar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Tiranë, në zonën e njohur si Ish-Fusha e Aviacionit.
Sipas informacioneve paraprake, familjarët e tij nuk kishin mundur të kontaktonin me të prej dy ditësh, ndaj kanë kërkuar ndihmën e autoriteteve. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e zjarrfikëses, ambulanca dhe forcat e policisë.
I moshuari dyshohet se kishte ndërruar jetë brenda banesës, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta. Policia ka nisur verifikimet për të zbardhur shkaqet e vdekjes.
Sipas raportimeve paraprake, viktima dyshohet se është Beqir Danaj, por identiteti i tij pritet të konfirmohet zyrtarisht nga autoritetet.
Banorë të pallatit kanë bërë me dije se ai ishte mbi 70 vjeç dhe në zonë njihej si personi që merrej me mirëmbajtjen dhe riparimin e ashensorëve.
Pritet që në vijim të dalin detaje të reja lidhur me ngjarjen.
“KORÇA BOOM”
















