top of page

PRAG TRAGJEDIE/ Traktori bllokohet në lumin Devoll, shpëtohen tre persona

  • 1 hour ago
  • 1 min read

Një traktor u bllokua të premten në vendin e quajtur “Bishti i Nartës”, në lumin Devoll, duke vënë në rrezik jetën e tre personave.


Menjëherë pas njoftimit, drejt vendngjarjes u nisën ekipet e Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit të Bashkisë Gramsh, të cilat ndërhynë për evakuimin e tyre.


Falë ndërhyrjes së shpejtë, u shpëtuan tre persona, një i moshuar, nipi i tij dhe drejtuesi i traktorit.


Sipas zjarrfikësve, mjeti kishte mbetur i bllokuar në lumë dhe ishte zhytur deri në lartësinë e kabinës.


Shërbimi Zjarrfikës i Gramshit u bën apel qytetarëve të shmangin hyrjen në lumin Devoll, pasi prurjet e papritura të ujit nga diga e Moglicës e bëjnë zonën tepër të rrezikshme dhe mund të krijojnë situata me rrezik për jetën.

“KORÇA BOOM”


bottom of page