Sherri rikthehet pas mesnate, tre të plagosur pas sulmit me shkopinj bejsbolli
top of page

Sherri rikthehet pas mesnate, tre të plagosur pas sulmit me shkopinj bejsbolli

  • 4 hours ago
  • 1 min read

lNjë konflikt i nisur gjatë orëve të paradites së djeshme në qytetin e Tepelenës është përshkallëzuar sërish pas mesnate, duke lënë të plagosur tre persona. Ngjarja ka shkaktuar tension në qytet, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet e përplasjes.


Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 01:00 të mëngjesit, disa prej personave të përfshirë në konfliktin e mëparshëm ndodheshin në një lokal lloto në Tepelenë. Në ato momente, pranë lokalit kanë mbërritur tre automjete tip fuoristradë, me persona që dyshohet se ishin pjesë e palës tjetër të konfliktit.


Debati verbal është përshkallëzuar shumë shpejt në dhunë fizike. Të përfshirët kanë përdorur mjete të forta, përfshirë shkopinj bejsbolli dhe sende të tjera goditëse, duke krijuar skena të forta dhune. Si pasojë e përplasjes, tre persona, dy vëllezër dhe kushëriri i tyre, kanë mbetur të plagosur.


Të dëmtuarit janë transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Gjirokastrës, ku kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Burime paraprake bëjnë me dije se ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.


Policia ka mbërritur në vendngjarje menjëherë pas njoftimit dhe ka nisur veprimet hetimore për identifikimin e të gjithë personave të përfshirë. Uniformat blu po punojnë për të sqaruar shkaqet që çuan në përshkallëzimin e konfliktit, si dhe për të dokumentuar përgjegjësinë penale të secilit prej autorëve.


Hetimet vijojnë, ndërsa pritet që në orët në vijim policia të japë një njoftim zyrtar me detaje të mëtejshme lidhur me ngjarjen dhe masat që do të merren ndaj personave të përfshirë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page