top of page

ZYRTARE/ Ka luajtur me Skënderbeun dhe Partizanin, futbollisti prezantohet te klubi i Kategorisë së Parë

  • 1 day ago
  • 1 min read

Besëlidhja ka prezantuar pak më parë mbrojtësin e ri për sezonin 2026/27. Bëhet fjalë për Anteo Osmanllarin i cili më parë ka luajtur për Skënderbeun dhe Partizanin.


Së fundmi 27-vjeçari ishte pjesë e Drenicës në Kosovë. Lezhjanët i urojnë shumë suksese futbollistit me fanellën e tyre.


Postimi i plotë


Mirë se erdhe, Anteo Osmanllari!


KF Besëlidhja ka kenaqësine të njoftojë afrimin e mbrojtësit Anteo Osmanllari.


Me eksperiencën, cilësitë dhe profesionalizmin e tij, ai i bashkohet familjes sonë për sfidat e reja që na presin.


I urojmë shumë suksese me fanellën verdhe-kuqe dhe sa më shumë fitore së bashku!/ Panorama Sport

“KORÇA BOOM”


bottom of page