top of page

Tregu i banesave në Shqipëri në pikëpyetje, çmimet rriten shumë më shpejt se pagat

Aug 1
1 min read

Tregu i pasurive të paluajtshme në Shqipëri konsiderohet mesatarisht i mbivlerësuar, por sipas ekspertëve nuk ka shenja të një flluske klasike të krijuar nga kreditimi bankar.


Rritja e çmimeve të banesave është nxitur nga faktorë si urbanizimi i Tiranës, zhvillimi i turizmit, investimet e diasporës, remitancat dhe kërkesa për ta përdorur pronën si mënyrë ruajtjeje të kapitalit.


Megjithatë, shqetësimi kryesor lidhet me faktin se çmimet janë rritur shumë më shpejt se pagat. Gjatë viteve 2015–2025, çmimet e banesave janë rritur ndjeshëm, ndërsa të ardhurat e familjeve nuk kanë ndjekur të njëjtin ritëm, duke e bërë blerjen e një shtëpie më të vështirë.


Një tjetër element që ngre pikëpyetje është numri i lartë i banesave të pabanuara. Sipas Censit 2023, rreth 33% e banesave në vend rezultojnë bosh, ndërsa në Vlorë kjo shifër arrin mbi gjysmën e stokut të banesave.


Ekspertët vlerësojnë se Shqipëria nuk përballet me një krizë të menjëhershme në tregun imobiliar, por vitet e ardhshme do të jenë më selektive. Vlera e pronave do të varet nga cilësia e investimit, vendndodhja, turizmi dhe qëndrueshmëria e kërkesës.

“KORÇA BOOM”


bottom of page