top of page

EKSKLUZIVE: Ndryshim në stol për Devollin, drejtuesit zgjedhin një trajner me histori në futbollin shqiptar

  • 8 hours ago
  • 1 min read

Devolli do ta nisë ditën e hënë me një ndryshim të rëndësishëm në pankinë. Drejtuesit e klubit kanë vendosur t’ia besojnë drejtimin e skuadrës trajnerit me eksperiencë Vladimir Gjoni, ndërsa po atë ditë do të zhvillohet edhe prezantimi zyrtar i teknikut të ri.


Gjoni është një emër i njohur në futbollin shqiptar, si nga karriera e tij si futbollist, ashtu edhe nga ajo si trajner. I lindur më 15 janar 1970 në Burrel, ai ka kaluar një pjesë të mirë të karrierës në futbollin vendas, duke krijuar eksperiencë në drejtimin e disa skuadrave shqiptare.


Gjatë karrierës së tij si trajner, Vladimir Gjoni ka drejtuar ekipe të ndryshme, mes tyre Burrelin, Luftëtarin e Gjirokastrës, Egnatian, Besëlidhjen e Lezhës, Erzenin dhe skuadra të tjera në kategoritë e futbollit shqiptar.


Eksperienca e tij në kampionatet shqiptare, njohja e mirë e lojtarëve vendas dhe puna me grupet janë disa nga arsyet që kanë shtyrë drejtuesit e Devollit për t’i besuar pankinën.


Me ardhjen e Gjonit, Devolli synon të krijojë një skuadër më konkurruese dhe të përgatitet sa më mirë për sfidat e sezonit të ri. Prezantimi i së hënës do të shënojë edhe nisjen zyrtare të punës së trajnerit të ri me ekipin, ku pritet të zbardhen edhe objektivat dhe planet për vazhdimësinë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page