Miqësorja në Korçë, Skënderbeu me formacionin titullar përballë Besës
top of page

Miqësorja në Korçë, Skënderbeu me formacionin titullar përballë Besës

  • 58 minutes ago
  • 1 min read

Skënderbeu zhvillon këtë të shtunë ndeshjen e tretë miqësore të fazës përgatitore, përballë Besës së Kavajës, një skuadër që po kryen përgatitjet verore në Ersekë.


Ndryshe nga kundërshtari, Skënderbeu i ka qëndruar besnik Korçës gjatë gjithë fazës përgatitore, duke zgjedhur që të zhvillojë stërvitjet dhe ndeshjet miqësore në shtëpi, nën drejtimin e trajnerit Julian Ahmataj.


Ky takim shërben si një tjetër test i rëndësishëm për stafin teknik, i cili do të ketë mundësinë të vlerësojë gjendjen e skuadrës, formën e lojtarëve dhe alternativat në prag të nisjes së sezonit të ri.


Formacioni zyrtar i Skënderbeut për këtë përballje është: Alia, Vangjeli, Lagonidhis, Lleshi, Shaqe, Janaqi, Braga, Drame, Bismark, Diallo dhe Niang.


Ndërkohë pritet të publikohet edhe formacioni i Besës së Kavajës, ndërsa gjatë takimit të dy trajnerët pritet t'u japin minuta edhe futbollistëve të tjerë, në funksion të përgatitjeve për sezonin e ri.

“KORÇA BOOM”


bottom of page