top of page

Rei Peçani ndryshon fanellë, produkti i Skënderbeut firmos me Kosturin

  • 6 hours ago
  • 1 min read

Rei Peçani do të vazhdojë karrierën e tij në Greqi. Mesfushori korçar, i rritur në akademinë e Skënderbeut, ka firmosur me ekipin e Kosturit, duke nisur kështu një aventurë të re në futbollin grek.


Peçani është një nga talentet e dalë nga akademia bardhekuqe dhe gjatë viteve të fundit ka qenë pjesë e Skënderbeut, ndërsa ka fituar eksperiencë edhe nëpërmjet huazimeve në skuadra të ndryshme. Sezonin e fundit ai e mbylli me Devollin, ku ishte një nga lojtarët më të spikatur të ekipit.


Pas paraqitjeve të mira, mesfushori ka vendosur të provojë një eksperiencë të re jashtë vendit, duke firmosur me Kosturin. Me cilësitë e tij teknike, vizionin në lojë dhe aftësinë për të organizuar aksionet, Peçani pritet të jetë një nga pikat e referimit të skuadrës greke në sezonin e ri.


Ky transferim përfaqëson një hap të rëndësishëm në karrierën e futbollistit korçar, i cili tashmë do të ketë mundësinë të tregojë vlerat e tij edhe në futbollin grek, me synimin për të vazhduar rritjen profesionale.

“KORÇA BOOM”


bottom of page