Braga zhbllokon, Bismark dyfishon! Skënderbeu dominon Besën
- 20 minutes ago
- 1 min read
Skënderbeu e ka nisur në mënyrën më të mirë miqësoren ndaj Besës së Kavajës, duke marrë një avantazh të dyfishtë që në minutat e para të takimit.
Bardhekuqtë kaluan në epërsi që në minutën e 8-të, kur Braga finalizoi me sukses një aksion të skuadrës korçare, duke dërguar topin në rrjetë për rezultatin 1-0.
Vetëm dhjetë minuta më vonë, në të 18-ën, erdhi edhe goli i dytë. Bismark u tregua i saktë me kokë, duke shfrytëzuar në maksimum një krosim të bukur nga Shaqe dhe dyfishoi shifrat në 2-0 për Skënderbeun.
Skuadra e drejtuar nga Julian Ahmataj po shfaqet bindëse në këtë test përgatitor, duke dominuar minutat e para të ndeshjes dhe duke dhënë sinjale pozitive në prag të nisjes së sezonit të ri.
“KORÇA BOOM”













