Fidel Kreka: Zgjedhjet në Korçë të përsëriten pas verifikimit të listave
- 6 days ago
- 1 min read
Të dashur demokratë,
Sot, demokratët e Korçë ishin të thirrur për të ushtruar të drejtën e tyre të votës për zgjedhjen e kryetarit të degës së Korçës, Partia Demokratike e Shqipërisë.
Fatkeqësisht, procesi u shoqërua me debate dhe mosmarrëveshje, duke mos arritur të përfundojë. Gjatë zhvillimit të votimit u konstatuan mangësi të dukshme në listat e anëtarësisë, çka e bëri të pamundur vijimin normal të procesit.
Për këtë arsye, kërkojmë që kryesia e degës dhe kryetarët e grupseksioneve të marrin përgjegjësitë e tyre dhe të angazhohen për përditësimin dhe saktësimin e listave të anëtarësisë. Vetëm në këtë mënyrë, demokratët e Korçës do të kenë mundësinë që sa më shpejt t’i drejtohen kutive të votimit për të dhënë verdiktin e tyre për kryetarin e degës.
Një sqarim për të gjithë ata që merren me thashetheme dhe intriga: Unë jam deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe i Sali Berishës dhe i tillë do të mbetem.
“KORÇA BOOM”
















