top of page

Finalja e madhe tifozët nisen drejt Tiranës për të mbështetur vajzat

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Finalja e Kupës së Shqipërisë në volejboll për femra do të zhvillohet nesër, më 6 mars, ku përballë njëra-tjetrës do të jenë ekipet e Pogradecit dhe Tiranës. Ndeshja do të luhet në sallën sportive “Farkë” në Tiranë dhe pritet të sjellë emocione të forta për tifozët e të dyja skuadrave.


Me këtë rast, klubi i Pogradecit ka vendosur të organizojë transport falas për të gjithë dashamirësit që dëshirojnë të ndjekin nga afër finalen dhe të mbështesin ekipin e vajzave.


Sipas njoftimit, autobusi do të jetë i vendosur në sheshin para Bashkisë së Pogradecit, ndërsa nisja drejt Tiranës do të bëhet në orën 16:00. Klubi fton tifozët të bëhen pjesë e këtij momenti të rëndësishëm dhe të përkrahin skuadrën në finalen e Kupës së Shqipërisë.

"KORCA BOOM"


bottom of page