top of page

Flakë gjigante ! Zjarri i madh mbulon zonën

  • 1 hour ago
  • 1 min read

Një zjarr me përmasa të mëdha ka shpërthyer pasditen e kësaj të marte në ambientet e ish-Kombinatit Metalurgjik në Elbasan, duke shkaktuar alarm te banorët dhe një ndotje të konsiderueshme në zonë.


Flakët janë përhapur me shpejtësi në një biznes që ndodhet brenda territorit të ish-Metalurgjikut, ndërsa nga vendngjarja ngrihen shtellunga të dendura tymi të zi, të dukshme nga disa kilometra larg. Intensiteti i zjarrit ka krijuar një situatë shqetësuese, ndërsa flakët e fuqishme kanë përfshirë të gjithë objektin.


Menjëherë pas sinjalizimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Shërbimit Zjarrfikës të Elbasanit, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, me qëllim që zjarri të mos përhapet në objektet dhe bizneset pranë zonës së prekur.


Sipas informacioneve paraprake, deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta. Autoritetet po vijojnë operacionin në terren në kushte të vështira për shkak të përmasave të mëdha të flakëve dhe tymit të dendur.


Ndërkohë, pritet që pas neutralizimit të plotë të zjarrit të bëhet edhe vlerësimi i dëmeve materiale, të cilat paraprakisht mendohet të jenë të konsiderueshme.

“KORÇA BOOM”


bottom of page