Flakët përfshijnë Vloçishtin, zjarrfikësit në aksion të menjëhershëm
- 2 days ago
- 1 min read
Ndërhyrja e shpejtë e shërbimit zjarrfikës ka parandaluar përhapjen e një zjarri të regjistruar në fshatin Vloçisht, në Bashkinë Maliq.
Efektivët zjarrfikës u angazhuan menjëherë në terren, duke bërë të mundur izolimin dhe shuarjen e flakëve në një kohë të shkurtër. Falë reagimit në kohë, zjarri nuk arriti të përhapej në sipërfaqe më të mëdha.
Nga informacionet paraprake bëhet me dije se vatra kishte përfshirë shkurre dhe bar të thatë. Fatmirësisht, flakët nuk paraqitën rrezik për banesat apo objektet përreth.
Pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse, situata është normalizuar dhe nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme materiale.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal gjatë ditëve të nxehta të verës dhe të shmangin ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura, pasi kushtet e thata favorizojnë përhapjen e shpejtë të flakëve.
“KORÇA BOOM”
















