FOTO/ Vajza e Eli Farës u kap me kokainë! Pas problemeve me drejtësinë, Marina rikthehet më s*ksi se kurrë
- Korca Boom
- 2 days ago
- 1 min read
Vajza e këngëtares së njohur të muzikës popullore, Eli Fara, Marina, u arrestua në gusht nga policia e Tiranës pasi u kap me kokainë në automjetin e saj.
Pas procedurave dhe hetimeve, gjykata vendosi që ajo të mbahej në arrest shtëpie, ndërsa Marina deklaroi se lënda narkotike ishte për përdorim personal.

Pas një periudhe të shkurtër larg rrjeteve sociale, Marina së fundmi është rikthyer duke postuar disa foto provokuese, të cilat kanë tërhequr menjëherë vëmendjen e fansave. Në një nga fotot, ajo ka shoqëruar postimin me mesazhin: “Vajzat meritojnë të jetojnë përrallën e tyre”.

Rikthimi i saj në rrjetet sociale ka ngjallur menjëherë reagime të shumta nga fansat, të cilët e komentojnë jo vetëm pamjen e saj, por edhe mesazhin që ajo përcjell. Gjykata e Tiranës ka nxjerrë nga qelia vajzën e këngëtares Eli Fara.

Marina Fara, 39 vjeçe, e cila njihet edhe si Roxhensa Kapurani. Ajo është lënë në masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Marina Fara u kap pak kohë më parë 2.4 gramë lëndë narkotike kokainë në automjet.
Në njoftimin e policisë thuhet se shërbimet e policisë së Komisariatit të Policisë së Vorës i gjetën vajzës së këngëtares një sasi kokaine.
“U arrestua shtetasja R. K., 39 vjeçe, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë i gjetën një sasi të dyshuar narkotike kokainë’, thuhet në njoftimin e uniformave blu. Vajza e këngëtares, në momentin e ndalimit, ka qenë e vetme në makinë.
Kokaina në mjetin e Marina Farës u kap gjatë një kontrolli rutinë policor. Në polici, ajo ka deklaruar se drogën e kishte për përdorim vetjak./ Oranews
“KORÇA BOOM”
