(Foto) Bebe Rexha në pushime, pozon me bikini pa komplekse për mbipeshën
- 2 hours ago
- 1 min read
Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, është fotografuar nga paparacët teksa po shijon disa ditë pushimi në Ibiza, Spanjë.
Artistja 36-vjeçare u pa duke u relaksuar në një jaht luksoz pranë brigjeve të ishullit të njohur, ku tërhoqi vëmendjen me një bikini me motive leopardi, duke shfaqur format e saj trupore, ndryshe nga pritshmëritë. Edhe pse mbipeshë dhe larg perfektes, Bebe pozon duke reflektuar vetëbesim të plotë në trupin e saj.
Në fotot e publikuara nga mediat britanike, Bebe shihet duke u freskuar në ujërat e Detit Mesdhe, por edhe duke bërë paddleboarding me miqtë e saj, larg angazhimeve të ngjeshura muzikore.
Pamjet janë komentuar gjerësisht edhe për mungesën e komplekseve për pamjen fizike, ku Bebe Rexha shpesh është shprehur publikisht se pranon trupin e saj ashtu siç është, pa u ndikuar nga standardet e industrisë.
Pushimet e këngëtares vijnë menjëherë pas paraqitjes së saj speciale në spektaklin britanik “Love Island”, ku performoi për banorët e vilës në Majorka dhe tërhoqi vëmendje edhe me humorin e saj në komunikim me konkurrentët.
Bebe Rexha po shijon gjithashtu suksesin e albumit të saj më të ri “Dirty Blonde”, i publikuar në fillim të këtij muaji. Projekti shënon një etapë të re në karrierën e saj, pasi është albumi i parë si artiste e pavarur.
Këngëtarja me origjinë shqiptare ka ndërtuar një karrierë të suksesshme ndërkombëtare, fillimisht si tekstshkruese për emra të mëdhenj si Eminem dhe Rihanna, për të vijuar më pas me hite globale dhe bashkëpunime me David Guetta dhe Martin Garrix. Një nga sukseset e saj më të mëdha mbetet “I’m Good (Blue)”, që u shndërrua në fenomen global.
"KORÇA BOOM"






















