FT SKËNDERBEU fiton pa probleme me grekët e Panetolikos. Mësoni çfarë ndodhi sot në miqësore
- 2 hours ago
- 1 min read
Skënderbeu-Panetolikos U-19 3-0
Shënues: Velichkovski 15’, Lagonidhis 39’ , Emanuel 64’
Skënderbeu: Alia, Shaqe, Lagonidhis, Lleshi, Kurti, Braga, Totre, Janaqi, Dechlan, Deiallo, Velichkovski. Trajner: Julian Ahmataj
Skënderbeu ka mbyllur me fitoren e pastër 3-0 miqësoren e sotme ndaj grekëve të Panetolikos U-19, një fitore e pastër, e lehtë dhe pa probleme për Skënderbeun që në fakt luajti me një portë.
Pjesa e parë e takimit u byll me rezultatin e pastër 2-0, me dy gola të Diallo dhe Lagonidhis, ndërkohë që 45 minutat e para ishin të komanduara nga fillimi në fund nga bardhekuqtë.
Edhe pjesa e dytë ka pasur vetëm një pamje me Skënderben që sulmonte dhe miqtë nga Greqia që mbroheshin. Gjithsesi një gol i Emanuel në të 64-ën minutë ka bërë që Skënderbeu të fitojë pastër 3-0 në miqësoren e pestë të zhvilluar në këtë fazë përgatitore verore.
Miqësoret e Skënderbeut
Skënderbeu-Struga 0-1
Skënderbeu-Partizani 0-2
Skënderbeu-Besa 2-1
Skënderbeu-Kukësi 2-1
Skënderbeu-Panetolikos 3-0
“KORÇA BOOM”













