Fundi i epokës Sylvinho, Shqipëria bëhet me trajner të ri
- 7 hours ago
- 1 min read
Sylvinho largohet nga Kombëtarja shqiptare, duke i dhënë fund aventurës së tij në krye të pankinës kuqezi. Vendimi vjen pas një serie negociatash që nuk arritën të përfundonin me marrëveshje mes palëve për rinovimin e kontratës.
Sipas raportimeve të fundit, trajneri i ri do të zyrtarizohet që sot. Ai pritet të jetë italian, por jo një emër shumë i njohur në arenën ndërkombëtare. Federata duket se ka zgjedhur një profil më modest, por me potencial për të ndërtuar një projekt afatgjatë me ekipin kombëtar.
Mbetet për t’u parë se si do të pritet kjo lëvizje nga tifozët dhe çfarë impakti do të ketë në të ardhmen e Kombëtares shqiptare.
Sylvinho iu bashkua Kombëtares shqiptare në vitin 2023 dhe në vitin e tij të parë, arriti kualifikimin historik në Euro 2024, duke e mbyllur grupin kualifikues në vendin e parë.
Gjithashtu, në Kualifikueset e Botërorit 2026, Shqipëria doli e dyta pas Anglisë dhe duke lënë pas Serbinë, me një tjetër kualifikim historik, kësaj radhe në play off, aty ku u mund nga Polonia në gjysmëfinale.
“KORÇA BOOM”
















