top of page

Futbolli në zi: Ndërron jetë trajneri ikonë, një epokë merr fund

  • Apr 7
  • 2 min read

Bota e futbollit është në zi pas ndarjes nga jeta të trajnerit legjendar Mircea Lucescu, i cili u shua në moshën 80-vjeçare.


Tekniku i njohur ndërroi jetë pasditen e së martës, më 7 prill 2026, pas një beteje me problemet kardiake që e kishin shoqëruar kohët e fundit. Lajmi ka tronditur komunitetin sportiv ndërkombëtar, duke sjellë reagime të shumta nga klube, lojtarë dhe tifozë në mbarë botën.


I lindur në vitin 1945 në Bukuresht, Lucescu konsiderohej një nga figurat më emblematike të futbollit evropian. Fillimisht ai pati një karrierë të suksesshme si futbollist, përpara se të niste rrugëtimin si trajner në vitin 1979 me ekipin Corvinul Hunedoara.


Gjatë karrierës së tij mbi katër dekada në stol, ai drejtoi Kombëtarja e Rumanisë në vitet 1981–1986 dhe më pas u bë protagonist në kampionate të rëndësishme evropiane si Italia, Turqia, Ukraina dhe Rusia.


Periudha më e suksesshme e tij lidhet me Shakhtar Donetsk, ku qëndroi nga viti 2004 deri në 2016 dhe fitoi dhjetëra trofe, përfshirë edhe Kupën UEFA në vitin 2009.


Gjatë karrierës së tij të pasur, ai arriti suksese me klube të njohura si Dinamo dhe Rapid Bukuresht, Brescia, Galatasaray, Besiktas, Zenit dhe Dinamo Kiev, duke lënë një trashëgimi të jashtëzakonshme në historinë e futbollit.


Mircea Lucescu do të mbahet mend si një trajner vizionar dhe një nga emrat më të mëdhenj të futbollit evropian, i cili ndikoi breza të tërë lojtarësh dhe la gjurmë të pashlyeshme në sportin më të ndjekur në botë.


Bota e futbollit është në zi pas ndarjes nga jeta të trajnerit legjendar Mircea Lucescu, i cili u shua në moshën 80-vjeçare.


Tekniku i njohur ndërroi jetë pasditen e së martës, më 7 prill 2026, pas një beteje me problemet kardiake që e kishin shoqëruar kohët e fundit. Lajmi ka tronditur komunitetin sportiv ndërkombëtar, duke sjellë reagime të shumta nga klube, lojtarë dhe tifozë në mbarë botën.

“KORÇA BOOM”


bottom of page