Gjendja përkeqësohet, Fatos Nano nën vëzhgim të rreptë të mjekëve në spitalin “Hygeia”
- Oct 20, 2025
- 1 min read
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano, ndodhet në gjendje kritike shëndetësore dhe është i shtruar në repartin e terapisë intensive në spitalin “Hygeia” në Tiranë.
Burime zyrtare të spitalit kanë konfirmuar se 73-vjeçari ka pësuar një arrest kardiopulmonar dhe po trajtohet prej disa ditësh nga një ekip i posaçëm mjekësh.
“Pacienti ka disa ditë që është i hospitalizuar në terapinë intensive, në gjendje të rëndë pas një arresti kardiopulmonar. Aktualisht, ai konsiderohet në gjendje shumë të rëndë dhe me prognozë shumë të rënduar”, deklaroi zyrtarisht përfaqësuesja e rrjetit spitalor.
Prej vitesh, Nano është përballur me probleme kronike në aparatin respirator dhe është trajtuar herë pas here në spitale brenda dhe jashtë vendit. Aktualisht, mjekët janë të angazhuar në përpjekje të vazhdueshme për të stabilizuar parametrat jetësorë të pacientit.
Familjarët e ish-kryeministrit kanë zgjedhur të ruajnë diskrecion lidhur me detajet e gjendjes së tij, ndërsa monitorimi i vazhdueshëm mjekësor vijon nën kujdesin e stafit të specializuar të spitalit “Hygeia”.
“KORÇA BOOM”
















