Goditi nusen e vëllait me sende të forta, procedohet penalisht 62-vjeçari
- 7 hours ago
- 1 min read
Një 62-vjeçar në Kuçovë është proceduar penalisht.
Sipas policisë, burri ka goditur me sende të forta kunatën e tij, nusen e vëllait.
Konflikti sipas policisë ka nisur për motive të dobëta.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kuçovë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. T., 62 vjeç, banues në Kuçovë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me send të fortë, bashkëshorten e vëllait të tij”, njoftoi policia.
“KORÇA BOOM”
















