top of page

Kutia e Pandorës/ E hap Juela, cila është e mira dhe e keqja që fshihet brenda saj për banoren

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Kutia e Pandorës u hap natën e djeshme nga Juela.


Ajo u vendos para një zgjedhje: 3 emra që do të shkonin në nominim së bashku me Rogertin.


3 emrat që zgjodhi Juela ishin Greta, Selin dhe DJ Gimbo të cilët do t’i bashkëngjiten Rogertit.


Selin me ironi tha se zgjedhja e Juelës ishte e duhura dhe tregoi se është lojtare “shumë e fortë”


“Lojtare shumë e fortë, zgjedhje e paparashikueshme”, tha Selin teksa buzëqeshte.


Greta tha se e priste nga Juela pasi sipas saj ajo është lojtare e dobët.


“E prisja nga Juela sepse është lojtare shumë e dobët. Por nuk ka problem, jam shumë e lumtur me rrugëtimin tim edhe nëse mbaron të shtunën”, tha Greta./ Top Channel

“KORÇA BOOM”


bottom of page