top of page

Grabitje me pasoja fatale: E moshuara goditet për v*ekje nga autorët, vajza e gjen mes gj*kut

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 4 hours ago
  • 1 min read

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në Greqi këtë të premte, ku një grua 75-vjeçare është vrarë në mënyrë brutale gjatë një grabitjeje në banesën e saj.


Sipas mediave helene, e moshuara është gjetur e përgjakur dhe pa shenja jete nga vajza e saj, e cila ka qenë personi i parë që ka zbuluar ngjarjen tragjike.


Pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë kanë regjistruar momentin kur autorët kanë thyer një dritare të banesës dhe janë futur brenda për të kryer grabitjen.


Ende nuk dihet nëse viktima i ka kapur në befasi grabitësit apo është përpjekur t’u rezistojë, por burime policore bëjnë me dije se ajo kishte plagë të rënda në kokë, të shkaktuara nga goditjet e autorëve në përpjekje për ta detyruar të tregonte se ku mbante paratë dhe sendet me vlerë.


Pas ndërhyrjes së policisë, banesa është rrethuar për hetime, ndërsa ekspertiza mjekoligjore do të përcaktojë saktësisht mënyrën e vdekjes së 75-vjeçares.


Aktualisht, hetuesit janë duke analizuar pamjet filmike dhe gjurmët e lëna në vendngjarje për të identifikuar dhe arrestuar autorët. Deri më tani nuk ka informacion mbi identitetin apo kombësinë e tyre, ndërsa hetimet vazhdojnë me intensitet.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page