top of page

Greqia po “mbytet” nga pluhuri afrikan

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Një re masive pluhuri saharian është drejtuar drejt Greqisë dhe janë lëshuar në vend paralajmërime për shi të kuq. Masa e frikshme pritet të mbulojë Greqinë jugore dhe Kretën, me një mjegull të dendur të kuqe dhe shira me baltë.


Meteorologët thanë se një depresion i izoluar në lartësi të madhepo tërheq sasi të mëdha rëre nga nga rajoni i Libisë dhe Egjiptit. Agjencia e motit ka paralajmëruar se grimcat mikroskopike do të ndikojnë në cilësinë e ajrit, ndërsa qielli merr një ngjyrë portokalli.


Dhe nëse pluhuri përplaset me shiun, do të ketë shi të përgjakur balte që do të ndotë cdo gjë që prek.


Paralajmërimi është ngritur për dy ditë, të mërkurë dhe të enjte.


Shirat që do të shoqërojnë fenomenin pritet të shkaktojnë rrëshqitje dheu:


E mërkurë: në Ishujt Jonian, Peloponezin Perëndimor, Kretën dhe Dodekanezin Jugor

E enjte: në Greqinë Qendrore, përfshirë Atikën./ LAJMI FUNDIT

“KORÇA BOOM”


bottom of page