Greta zbulon të vërtetën për konfliktin me Juelën dhe Selin
- 2 hours ago
- 1 min read
Greta, ish-banorja e Big Brother VIP Albania, ishte e ftuar sot në emisionin Fan Club, një ditë pasi u eliminua nga gara gjatë spektaklit të mbrëmshëm.
Gjatë intervistës, ajo kërkoi falje për komentin e bërë ndaj Juelës, i cili solli reagime të shumta dhe ndikoi në ndërprerjen e garës së saj. Greta theksoi se i merr përsipër të gjitha fjalët që ka thënë dhe i kërkoi ndjesë familjes së Juelës.
“Familja ime edhe e Selin janë shumë të lumtur dhe krenarë për mua. Kanë qenë suportues, por edhe ata janë ndjerë të ofenduar. Unë i marr përsipër të gjitha fjalët që kam thënë dhe i kërkoj falje familjes së Juelës, por edhe mua më janë thënë të njëjtat gjëra, vetëm se me kamuflime. Familja ime ka qenë e mërzitur për fjalët që më janë thënë”, u shpreh Greta.
Ajo komentoi gjithashtu edhe raportin mes Selin dhe Mirit brenda shtëpisë. Sipas saj, Selin nuk ka ndjenja për Mirin dhe gjithçka ka qenë pjesë e lojës.
Greta shtoi se situatat brenda shtëpisë shpesh ndikohen nga rrethanat dhe dinamika e lojës, ndërsa për Mirin u shpreh se ai ka një tendencë për t’u afruar me vajzat e shtëpisë dhe se mes banorëve ka pasur një lloj tërheqjeje që ka ndikuar në sjelljet e tyre gjatë qëndrimit në reality show.
“KORÇA BOOM”
















