GËZUAR ditëlindjen Ikonës së volejbollit Jani Melka!
- 7 hours ago
- 1 min read
Sot është një nga ditët më të veçanta për një nga Ikonat të volejbollit korçar dhe atij shqiptar.
Jani Melka sot feston 62-vjetorin e tij të lindjes dhe ky emër kaq i madh i volejbollit meriton urimet më të shumta në këtë ditë të veçantë.
Jani Melka është i vetmi shqiptar në historinë e volejbollit që ka luajtur në një finale të Kupës së Kampioneve. Për të gjitha sukseset që ka arritur si sportist dhe si trajner Melka mbetet vërtet Ikonë e volejbollit.
Jani Melka është një emër që i dha art dhe fantazi volejbollit shqiptar. Nga sukseset me Skënderbeun dhe kombëtaren, deri te historia e shkruar në Greqi me Aris, Iraklis dhe PAOK, Jani mbetet shembulli i organizatorit perfekt dhe krenaria e Korçës.
Jani Melka prej disa vitesh ka qenë trajneri i ekipit kombëtar në volejboll për të rritur, aty ku ka sjellë sportistë të talentuar të cilët luajnë për klube të ndryshme të Europës.
Respekt për karrierën dhe kontributin tënd të jashtëzakonshëm.
Edhe 100 kampion!
Edhe stafii portalit “Korça Boom” gjen rastin sot të urojë: Edhe 100 vite të lumtura Jani Melka dhe faleminderit që na ke bërë krenarë!
“KORÇA BOOM”
















