top of page

Gëzuar ditëlindjen komentatorit sportiv ikonë, Vladimir Ngjela!

  • 9 hours ago
  • 1 min read

Vladimir Ngjela, komentatori sportiv ikonë, i cili sapo parë festoi 77-vjetorin e lindjes.


Vladimir Ngjela është historia e transmetimit radiofonik të ndeshjeve të futbollit të Skënderbeut, që prej fillimeve të emisionit “Nga njëra ndeshje në tjetrën”, nën drejtimin e gazetarit Ahmet Shqari.


Ladi u bë zëri i padiskutueshëm i sportit në Korçë, duke u dhuruar emocione të forta jo vetëm dëgjuesve korçarë, por edhe mbarë shqiptarëve dhe duke e kthyer radion në një tribunë emocionesh. Për dekada me radhë, komentet e tij sollën atmosferën e stadiumit në çdo shtëpi, duke u bërë pjesë e kujtesës së sportdashësve shqiptarë.


Gjithë të mirat Ladi!

"KORÇA BOOM"


bottom of page