Hiqet “Final Four”, Superliga shqiptare ndryshon totalisht
Federata Shqiptare e Futbollit ka propozuar heqjen e formatit “Final Four”, si dhe një ristrukturim të plotë të kampionatit me tri faza të rregullta.
Pas përfundimit të tri fazave, kampionati pritet të ndahet në dy grupe.
Grupi i parë do të përbëhet nga skuadrat e renditura nga vendi i parë deri në të gjashtin, ku do të aplikohet edhe përgjysmimi i pikëve. Këto skuadra do të zhvillojnë ndeshje me sistem vajtje-ardhje për të përcaktuar kampionin e sezonit. Në total, deri në këtë fazë pritet të luhen rreth 37 ndeshje.
Ndërkohë, grupi i dytë do të përfshijë ekipet nga vendi i shtatë deri në të dhjetin, të cilat do të luftojnë për mbijetesë në kategori. Ky grup do të luajë me sistem vajtje-ardhje-vajtje, ku një skuadër do të bjerë direkt nga Superliga, ndërsa një tjetër do të shkojë në “play out”.
Sipas projektit, në sezonin 2027–2028 pritet të rritet edhe numri i skuadrave në elitë, pasi dy ekipe do të ngjiten direkt nga Kategoria e Parë, ndërsa një tjetër do të ketë mundësi përmes “play off” ndaj ekipit të vendit të nëntë në Superiore.
“KORÇA BOOM”
















