Historia e vërtetë e “Kapedanit”/ Si e shkroi Skënder Plasari, pas bisedave me një plak nga Dardha e Korçës
- 4 days ago
- 1 min read
Aktori e skenaristi Skënder Plasari është skenaristi i filmit ”Kapedani” në 1972.
Ai ka thënë se kur ka shkruar ”Kapedanin” ka patur parasysh një plak nga Dardha e Korçës i cili i kishte inat gratë, xha Nasho, të cilin ai e kishte njohur kur ishin ne Dardhë për të bërë ski, se Skënderi ishte student në institutin e fiskulturës.
Një ditë xha Nasho kishte ardhur në Tiranë dhe kishte takuar ”ata djemtë e fiskulturës” dhe kërkoi ta çonin të takonte kryeministrin se do ankohej për një grua në fshat që merrej me bagëtitë.
Aty kishte parë studentet femra që po bënin stërvitje me kilota dhe kishte thënë:
-”Ore çfarë bëhet këtu? I di qeveria këto që rrinë me brecka në mes të sheshit?”.
Më vonë Skënderi shkroi skenarin e filmit ”Kapedani” duke vënë këto detaje si dhe shumë detaje të tjera humoristike nga jeta e vjehrrit të tij, i cili kishte luajtur si aktor humori në Greqi.
Ai kërkoi qe rolin e Kapedanit ta luante vjehrri i tij, por u zgjodh Albert Verria.
Ndërsa xha Beqon do ta luante Mihal Popi (i cili i kishte kërkuar Skënderit që të shkruante një skenar për të, pra ai ”Kapedanin” e shkroi se ja kërkoi Mihali).
Por Mihal Popi kur u bënë kinoprovat pa se Nikolin Xhoja e luante më mirë se ai dhe u tërhoq vete nga roli i Xha Beqos, duke thënë se ai rol i përshtatet Nikolinit dhe ai ”e luan shumë më mirë se unë. Unë jam i vjetër”.
Skënder Plasari është babai i aktores Sesilja Plasari. (Kozma Borova)/ Aktorët shqiptare
“KORÇA BOOM”
















