top of page

Humbi kontrollin e motorit dhe u rrëzua/ 25-vjeçari ndërron jetë në spital

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 7 hours ago
  • 1 min read

Një aksident rrugor ka ndodhur një ditë më parë në aksin "Tepelenë-Bënç". Një 25-vjeçar, me iniciale E.Q., dyshohet se duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar.


Ai u dërgua në spital për ndihmë mjekësore, por nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve të marra.


Njoftimi i policisë: 


Tepelenë/Informacion paraprak


Pasditen e sotme, në aksin rrugor "Tepelenë-Bënç", shtetasi E. Q., 25 vjeç, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin, është rrëzuar dhe për pasojë u dëmtua dhe u dërgua në spital për ndihmë mjekësore.


25-vjeçari ka humbur jetën në spital në mbrëmje, si pasojë e plagëve, pavarësisht ndihmës mjekësore.


Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit. /CNA

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page