top of page

Lorisa Katra, infermierja shqiptare që u bë heroinë pasi shpëtoi dy jetë

6 minutes ago
1 min read

Lorisa Katra, infermiere shqiptare që punon në Itali, është kthyer në heroinën e ditëve të fundit pasi shpëtoi dy persona në dy ngjarje krejtësisht të ndryshme, vetëm pak ditë larg njëra-tjetrës.


Fillimisht, ajo i dha ndihmën e parë një 60-vjeçari që pësoi arrest kardiak në një tramvaj në Firence, duke ndërhyrë me qetësi dhe profesionalizëm deri në mbërritjen e ekipeve të emergjencës.


Vetëm pak ditë më vonë, gjatë një fluturimi Londër–Pisa, Lorisa u gjend sërish përballë një situate kritike. Një pasagjer pësoi probleme serioze shëndetësore dhe ajo ndërhyri menjëherë, duke e stabilizuar deri në uljen e avionit.


Mediat italiane e kanë vlerësuar si një shembull të profesionalizmit, përkushtimit dhe humanizmit.


Respekt për Lorisa Katrën, një shqiptare që me dijen dhe guximin e saj arriti të shpëtojë dy jetë brenda pak ditësh./ Revista Ora

“KORÇA BOOM”


bottom of page