top of page

Humbje e madhe/ Ndahet nga jeta një nga drejtuesit më të respektuar të shtetit

  • 11 hours ago
  • 1 min read

Updated: 2 hours ago

Ish-drejtori i ALUIZNI-t, Gentian Meçaj, është ndarë nga jeta në moshë të re. Lajmin e bëri të ditur përmes një shënimi në rrjetet sociale miku i tij, Mareglen Disha, kryetari i Bashkisë së Librazhdit.


Disha shkruan se do ta kujtojë gjithmonë si një njeri korrekt dhe të qetë, duke ofruar ngushëllime të sinqerta familjarëve për humbjen e madhe.


“Me shumë dhimbje mora lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish-kolegut dhe shokut tim, @gentimecaj. Kam pasur kënaqësinë të punoj me të në Kadastër dhe do ta kujtoj gjithmonë si një njeri korrekt, të qetë dhe shumë të respektuar nga të gjithë.


Ngushëllimet më të sinqerta familjes, bashkëshortes Aida, tre djemve, të afërmve dhe miqve të tij. U prehsh në paqe, Gentian,” shkruan Disha në Facebook.

“KORÇA BOOM”


bottom of page