top of page

Hygerta Sako më pak e preferuara në BB VIP: Reagimi që surprizoi të gjithë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 9 hours ago
  • 1 min read

Hygerta Sako u shpall më pak e preferuara nga publiku gjatë spektaklit të së hënës në Big Brother VIP. Reagimi i saj ishte i habitur dhe interesant, ndërsa pas Prime ajo u pa e mërzitur duke biseduar me Shkurte Haxhiun.


“Më pak e preferuara… unë thjesht po marr kohë dhe po mendoj gjithçka. Në qoftë se jam më pak e preferuara, çka i duhem këtij formati? Të rri larg fëmijës tim,” u shpreh Hygerta.

Ajo shtoi: “Për t’iu mbushur mendjen këtyre, duket se të jesh karagjoz është më me vlerë se të jesh njeri i drejtë dhe pozitiv. Jo, nuk e dua këtë.”


Nga fjalët e saj, duket se Hygerta po reflekton mbi qëndrimin e saj në shtëpinë e Big Brother VIP dhe nuk përjashton mundësinë që të largohet më herët nga programi. Ajo shpreh zhgënjimin për faktin që ka qëndruar e drejtë dhe korrekte me të gjithë, por kjo nuk është pasqyruar në perceptimin e publikut.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page