top of page

SKËNDERBEU 3 pikë sot për rikthimin në superligë/ Pogradeci për “jetë a vdekje” në Laç

  • 5 hours ago
  • 1 min read

Java e 31-të e kampionatit rikthehet sot, me të gjitha ndeshjet që do të luhen në të njëjtën orë, 15:00, sipas kalendarit zyrtar.


Kjo javë pritet të jetë vendimtare për fatet e sezonit, veçanërisht në garën për ngjitjen në Superligë. Skënderbeu është shumë pranë realizimit të objektivit, pasi mund ta sigurojë matematikisht ngjitjen që në këtë javë.


Një rol kyç luan përballja direkte mes ndjekësve, e cila mund t’u hapë rrugë bardhekuqve për të festuar më herët.


Vëmendja kryesore do të jetë në Laç, ku KF Laçi, që mban vendin e dytë, pret KS Pogradeci, skuadrën e vendit të tretë. Një hap fals i liqenorëve, i kombinuar me një fitore të Skënderbeut, do të vuloste përfundimisht ngjitjen e korçarëve në elitë.


Nga ana tjetër, Skënderbeu pret në shtëpi KS Kastrioti, në një sfidë ku objektivi është i qartë: vetëm fitorja për të mbyllur matematikisht çështjen e ngjitjes në Superligë.


Ndërkohë, edhe sfidat e tjera të javës mbartin peshë të madhe, si për zonën “play-off” ashtu edhe për mbijetesën, teksa sezoni po shkon drejt fundit me vetëm 270 minuta lojë të mbetura.


Java 31 (SOT)


15:00 Skënderbeu – Kastrioti

15:00 Laçi – Pogradeci

15:00 Apolonia – Besa

15:00 Lushnja – Iliria

15:00 Luftëtari – Burreli

15:00 Kukësi – Korabi

“KORÇA BOOM”


bottom of page