top of page

Shpërndante koka*në, arrestohet 22-vjeçari

  • 4 hours ago
  • 1 min read

Policia e Durrësit arrestoi një 22-vjeçar shpërndante lëndë narkotike të llojit kokainë në këtë qytet.


Në kuadër të operacionit policor të koduar “Coast”, u vu në pranga shtetasi G. R., 22 vjeç, si dhe u procedua penalisht shtetasi L. Gj., 21 vjeç, të dy banues në Durrës.


“Gjatë kontrollit fizik të shtetasit G. R., në çantën e dorës iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike, e llojit kokainë.


Po ashtu, nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij, u gjet një tjetër sasi e dyshuar e së njëjtës lëndë.


Në total, u sekuestrua një sasi rreth 188.5 gramë lëndë e dyshuar narkotike, e llojit kokainë.


Gjithashtu, në kuadër të operacionit, u procedua penalisht shtetasi L. Gj. për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi ndodhej me shtetasin G. R. në lagjen nr. 17”, bëri me dije policia.


Gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga punonjësit e Policisë, iu gjet një mjet prerës (thikë), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale./ Euronews

“KORÇA BOOM”


bottom of page