top of page

Incidenti në studio, prezantueses i griset fustani gjatë transmetimit live, kamerat e nxjerrin zbuluar

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 12 hours ago
  • 1 min read

Një incident i papritur ka ndodhur gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë të një emisioni sportiv, ku fustani i prezantueses u gris në studio.


Kate Scott po moderonte emisionin e komentimit të ndeshjeve të Ligës së Kampionëve, përkrah disa legjendave të futbollit, kur ndodhi momenti i sikletshëm që nuk i shpëtoi kamerave.


Ajo e menaxhoi mire situatën, duke e kthyer atë në një moment qesharak, ndërsa publiku dhe të ftuarit e tjerë në studio shpërthyen në të qeshura dhe bashkë me Kate e kaluan situatën me qetësi, duke bërë edhe disa batuta.


Momenti u shpërnda menjëherë në rrjetet sociale, ku fansat e Kate Scott e vlerësuan për reagimin e saj spontan dhe karizmën, duke e cilësuar atë “një profesioniste të vërtetë që di ta menaxhojë çdo situatë live”.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page